dernjani-nr1
  Fjalori i Internetit‏
 
Fjalori i Internetit‏
A

Account     Regjistrim, e mbajtur mbi rrjete lokale dhe me sisteme operative shumëpërdoruesish, e çdokujt përdoruesi i autorizuar nga administratori i sistemit. Ky veprim ka qëllime identifikuese dhe sigurimi. Përmban një emër përdoruesi dhe një password (shih).

Agent               Program që ka për detyrë të kërkojë informacione mbi një temë të specifikuar nga përdoruesi. Përdoret edhe për të treguar një program në gjëndje t’i bëjë të ditur përdoruesit që një proces ka përfunduar ose që një ngjarje e parashikuar ka ndodhur.  

Akamai           Shoqëri e krijuar nga një kërkues i MIT, me qëllimin të përmirësojë shërbimet (shpejtësi, efiçencë etj) të Internetit. Mund të arrihet në adresën url: http://www.akamai.com/company/origins.html. Kuptimi i vërtetë nga gjuha Hawaiane: “i mençur, i zgjuar”.

Applet             Kod i shkurtër programimi. Përdoret veçanërisht në referim të aplikimeve të gjuhës Java (shih) sipas normave të thirrura nga një një faqe HTML.

Arpanet           Rrjet i realizuar më 1969 nga Ministria e Mbrojtjes së SHBA nëpërmjet Advanced Research Projects Agency (ARPA). Mbi të është eksperimentuar dhe ndërtuar Interneti.



B

Backbone       Rrjet lidhjeje me shpejtësi të lartë ndërmjet qëndrave të komutimit (shih), Kuptimi fjalë për fjalë “shtylla kurrizore”.

Band               Gamë e vazhdueshme frekuencash e përdorur për një qëllim të veçantë, për shembull transmetime të dhënash.

Bandwidth (gjërësi bande)       Matje e kapacitetit të komunikimit ose shpejtësisë së transmetimit të një qarku a një kanali. Matet në bps (bit për sekond) nëse qarku është dixhital dhe në Hz (cikle në sekond) nëse është analogjik.

BBS                 Akronim i Bulletin Board System, buletin elektronik në të cilin përdoruesit mund të lënë mesazhet e tyre. Shumë BBS kërkëjnë regjistrimin e përdoruesit.

Bit                   Shkurtim i b(inary) (dig)it. Njësia minimale e informacionit që përdoret nga kalkulatorët. Në formë binare, bit-i mund të jetë 1 ose 0 ose një kusht logjik i vërtetë ose i rremë. Një grup prej 8 bit përbën një byte (shih).

Bombim           Ndërprerja drastike e proceseve funksionale të një kompiuteri; shpesh për shkak të një përdorimi të gabuar të hapsirave të memories.

Boot                 Ndezja e kompiuterit ose e startup.

BPS                 Akronim i "Bit Për Sekond". Bit në sekondë, përmasa e shpejtësisë së një modem-i.

Browser           Software që i lejon përdoruesit të vizualizojë dokumenta HTML të nxjera nga World Wide Web, nga një rrjet tjetër ose nga vet kompiuteri i tij. Pjesa më e madhe e browser-ave janë edhe në gjëndje të hapin file audio dhe video. Kuptimi fjalë për fjalë do të thotë “shfletues”.

Byte                 Shkurtim i binary term. Njësi informacioni e përbërë nga një sekuencë prej 8 bit. Sasia e memories dhe aftësitë e memorizimit të një kompiuteri janë përgjithësisht të shprehura si shumfish të byte: kilobyte (1024 byte ose 1 KB), megabyte (1.048.576 byte ose 1 MB) apo gigabyte (1.073.741.824 byte ose 1 GB). Ekzistojnë edhe sisteme në të cilët byte-i është i përbërë nga më pak ose më shumë se 8 bit. Mos ngatërroni shkurtimin e byte, B e madhe, me atë të bit, b e vogël.



C

Cache               Pjesë e memories së kompiuterit, në të cilën ruhen përkohësisht disa të dhëna.

Carrier             Furnizues shërbimesh telekomunikacioni i cili posedon çentrale komutimi (shih) në rrjet.

CERN             Laborator europian i fizikës bërthamore në të cilin u zhvillua konferenca e parë mbi World Wide Web. Konsiderohet vendi i lindjes së teknologjisë WWW. Kërkimet mbi teknologjinë WWW dhe përcaktimi të standarteve relative i janë besuar tani World Wide Web Consortium-it (W3C http://www.w3.org).

Chat                 Bashkëbisedim në kohë reale midis shumë personave nëpërmjet kompiuterit.

Cyberspace     Term i shpikur nga shkrimtari amerikan William Gibson, që tregon ambientet e reja virtuale të krijuara nga interaksioneve inovative sociale që ndodhin nëpërmjet komunikimit informatik.

Client               Në një rrjet lokal ose në Internet, kalkulator që hyn në burime të rrjetit të bashkëndara apo të furnizuara nga një kalkulator tjetër i quajtur server (shih).

Cookie             Bllok të dhënash (në format teksti) i memorizuar nga një server në Web mbi një sistem klient. Përdoren për të identifikuar përdoruesit, për të udhëzuar serverin të dërgojë një version të personalizuar të faqes Web që kërkohet, për të dërguar të dhëna të account-it të përdoruesit dhe për qëllime të tjera administrative.

Cracker           Person që kalon përmasat e sigurimit të një sistemi informatik dhe arrin hyrjen e pa autorizuar. Përgjithësisht me qëllimin e vetëm të hyjë në sistem.

Cracking         Veprim kopjimi ilegal i software tregëtar, duke dhunuar dhe thyer çelsat e mbrojtjes dhe regjistrimit të përdorura.

Crash               Ndërprerja e një programi ose dëmtimi i një njësie të diskut. Një crash programi shkakton humbjen e të gjitha të dhënave të pa ruajtura dhe mund ta lejë sistemin operativ aq të paqëndrueshëm sa mund të ketë nevojë për një rindezje të kalkulatorit.



D

Database         Është një bashkësi të dhënash. Përmban kërkimin, renditjen, rikombinimin, “shikimet” e shumfishta apo livelet e abstragimit të të dhënave që ndodhen poshtë. Përkthimi fjalë për fjalë është   banka e të dhënave.

Decompression           Metodë kodifikim/dekodifikim i sinjaleve që lejon të transmetojë (ose arkivojë) më shumë informacione se ato që ndryshe do të gjenin hapsirë fizike në memorie.

Dedicated       Dispozitiv,   program ose procedurë   të rezervuara për një detyrë apo një funksion unik. Për shembull quhet “Linjë e dedikuar” një linjë komunikimi private e marrë me qira nga një shoqëri telekomunikacionesh.

Demo               Version me përmbajtje funksionalisht të kufizuar i një software-i që shpërndahet falas për qëllime demostrative dhe reklamuese.   Shkurtim i “demo(nstration)”, demostrim.

Desktop           Zona e ekranit në të cilën shfaqen të gjitha dritaret e aplikimeve. Kuptimi fjalë për fjalë “tryezë”.

Dial-Up           Lidhje me një rrjet PC e kryer nëpërmjet thirrjes telefonike.

Digital firm     Rezultat i procedurës informatike e bazuar mbi një sistem çelsash asimetrik çift, një publike dhe një private, që i lejon nënshkruesit, nëpërmjet çelësit privat, dhe marrësit, nëpërmjet çelësit publik, të shfaqin dhe të verifikojnë prejardhjen dhe integritetin e një dokumenti informatik apo një bashkësie dokumentash informatik.

DNS                 Akronim i Domain Name System, sistem emërtimi i domain-it. Një PC i dedikuar me një database kryen konvertimin e emrit të host-it (shih) në një adresë IP (shih).

Domain           Është pjesa e fundit e një adrese Interneti, si “.com”, “.it”, “.fr”, “.de” etj. Në gjeografinë e rrjetit, domaini kufizon dhe identifikon një pjesë të rrjetit. Identifikuesi i një host-i ripërmbledh hierarki të ndryshme domainesh dhe nëndomainesh.

Download         Veprimi i transferimit dhe kopjimit të file-ve me natyrë të ndryshme nga një kompiuter tjetër në   PC personal. “Shkarkim”

Driver             Software ose seri udhëzimesh që i lejojnë kompiuterit të komunikojë me një dispozitiv tjetër.





E

E-mail             Electronic mail ose postë elektronike. Metodë komunikimi e bazuar mbi kompiutera të lidhur në rrjet, në të cilin një a më shumë përdorues dërgojnë/marrin mesazhe elektronike duke përdorur një program drejtimi të postës elektronike.

Extranet           Rrjete me teknologji Internet qëllimi i të cilave është të lidhin ndërmjet tyre në mënyrë të mbrojtur rrjete lokale gjeografikisht të largëta.





F

FAQ                 Akronim i Frequently Asked Question, pyetje të kërkuara shpesh.

Firewall           Një dispozitiv hardware dhe/ose software që për motive sigurimi vendoset ndërmjet një rrjeti lokal dhe pjesës së jashtme, duke kryer funksionin e filtrit mbi paketat e të dhënave në hyrje dhe në dalje.

Freeware         Program për kompiuter i furnizuar falas dhe shpesh i vënë në dispozicion në Internet ose nëpërmjet grupesh përdoruesish. Zhvilluesit e një software të tillë shpesh mbajnë ta gjitha të drejtat dhe përdoruesit nuk janë doemosdoshmërisht të lirë të kopjojnë apo shpërndajnë më tej programe të tilla.

FTP                 Akronim i File Transfer Protocol, protokoll (shih) për trasferimin e file-ve.



G

Gateway         Konvertues protokolli. Një nyje specifike e aplikimit që lidh ndërmjet tyre rrjete me karakteristika të ndryshme. Konverton kodet e të dhënave dhe protokollet e transmetimit për të garantuar ndëroperimin.

GIF                 Akronim i Graphics Interchange Format. Format standart për file-at grafike në WWW. Shumë i përhapur sepse përdor një metodë kompresimi të integruar që zvogëlon përmasat e file-it.

GUI                 Akronim i Graphical User Interface, interface grafike.



H

Hacker             Person hollësisht i aftë në analizën dhe përdorimin e sistemeve të kalkulatorëve. Shpesh e përdorur në sens negativ për të identifikuar ata që falë aftësive të tyre, hyjnë ilegalisht në sistemet e kalkulatorëve. Term amerikan i përkthyeshëm në shqip “ai që i fut duart gjithkund”. Shih edhe "cracker".

Hacker Crackdown     Operacion policor i kryer në   1990 në SH.B.A. kundër hacker-ave informatik. E para në llojin e saj dhe më e zgjeruara e më e organizuara nga çdo përpjekje e mëparshme.

Home Page     Faqja kryesore e një adrese interneti, nga e cila mund të niset navigimi.

Host                 Kompiuter, i lidhur në rrejt me kompiutera të tjerë, që zotëron informacione ose shërbime.

HTML             Akronim i Hyper Text Markup Language. Gjuhë "e kodifikuar" për formatimin e faqeve web dhe distribuimin e informacioneve relative. Gjuha html kundrashënon tekstin dhe grafikën në një dokument, në mënyrë që të udhëzojë si browserat duhet të vizualizojnë elementet e mësipërm që tu përgjigjen veprimeve të përdoruesit. Kuptimi fjalë për fjalë: “Gjuhë markimi hiperteksti”

HTTP               Akronim i HyperText Transfer Protocol, protokoll (shih) për transferimin e të dhënave në formatin hipertekstual.

Hypertext       Përshkruan një tip eksplorimi interaktiv në linjë. Lidhjet e mbyllura në fjalë apo në fjalitë i lejojnë përdoruesit të selektojë tekstin (duke bërë klik me mouse) dhe të vizualizojë menjëherë informacionet dhe materialin e lidhur me të.



I

IMAP4             Versioni i katërt i protokollit IMAP. Akronim i Internet Message Access Protocol. Protokoll në gjëndje t’i drejtojë mesazhet direkt në serverin e postës. Në këtë mënyrë është e mundur t’i hedhësh të gjithë mesazhet në server dhe të shkarkosh vetëm titullin e tyre. Protokoll tejet i përdorshëm nëse ke mesazhe që përmbajnë attachment me përmasa të larta dhe në rastin kur do t’i ndashë mesazhet mes shumë përdoruesish ose thjesht mund të hysh në kutinë e postës tënde nga kompiuter të ndryshëm.

Internet year   Njësi matjeje kohore që i korespondon 7 vjet në botën fizike.

Intranet           Rrjet lokal që –edhe pse nuk është e përdorshme nga jashtë– përdor teknologji Interneti.

IP (adresë)       Numër binar me 32 bit (4 byte) që identifikon në mënyrë univoke një kalkulator host (shih) i lidhur me Internet dhe me kalkulatorë të tjerë, me qëllimin të arrijë komunikimin nëpërmjet transferimit të paketave. Nja adresë IP paraqitet në këtë formë: 212.141.53.165

ISDN               Akronim i Integrated Services Digital Network, Rrjet digital me shërbime të integruar. Sistem transmetimi i të dhënave me linjë telefonike, nëpërmjet lidhjeve të veçanta. Garanton një shpejtësi më të lartë transmetimi.

ISP                   Akronim i Internet Service Provider. Furnizues i shërbimit për hyrjen në Internet, pa ndërmjetësinë e të cilit nuk do të ishte e mundur lidhja me rrjetin.



J

Java                 Gjuhë programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems dhe përdoret për realizimin e aplikimeve të shpërndara në rrjet.

JPEG               Akronim i Joint Photographic Experts Group. Standart i përhapur që përdoret për pamjet fotografike. Shumë browser web pranojnë pamjet JPEG si formati standart për vizualizimin e file-ave.



K

Kernel             Pjesa qëndrore e një sistemi operativ. Drejton memorjen, file-at dhe periferiket, mban të azhornuar datën dhe orën, lançon aplikimet dhe cakton burimet e sistemit.

Klient               Në një rrjet lokal ose në Internet, kalkulator që hyn në burime të rrjetit të bashkëndara apo të furnizuara nga një kalkulator tjetër i quajtur server (shih).

Kompresim     Metodë kodifikim/dekodifikimi të sinjaleve që lejon transmetimin (ose arkivimin) të më shumë informacioneve nga ato që mund të kishin gjetur hapsirë fizike në suportin e memorizimit.

Komutim         Modalitet komunikimi që përdor lidhje të përkohshme dhe jo të përhershme për shkëmbimin e informacioneve ndërmjet dy përdoruesve. Në rrjetet e kalkulatorëve komutimi i paketës i lejon të dhënave (paketa) të vihen në rrugë (komutuar) nëpërmjet stacioneve ndërmjetëse që, së bashku, shërbejnë për të lidhur dërgues dhe marrës.

Konvergjencë             Midis disiplinash dhe teknologjish te ndryshme, për shembull kur komunikime telefonike dhe informatike konvergojnë në fushën e telekomunikimeve. Edhe “të arrijnë së bashku”.



L

LAN                 Akronim i Local Area Network, rrjet privat e kufizuar brenda 10 km për bashkëndarjen e burimeve (HD, printera, modem-a dhe periferike të tjera).

Logoff             Procedurë dalje nga një kompiuter host. Edhe logout.

Logon               Procedurë hyrje në një kompiuter host. Edhe login.



M

Mailing List     Listë emrash dhe adresash poste elektronike të grupuar nën një emër të vetëm. Duke dërguar një e-mail në adresën që përfaqëson të gjithë listën, dhe automatikisht ose me ndërhyrjen e moderuesit të mailing list, do të ridërgohet të gjithë pjestarëve të asaj mailing list.

MIME             Akronim i Multipurpose Internet Mail Extensions. Standart që shtrin SMTP-në (shih) për t’i lejuar të dhënave me natyrë të ndryshme, të transmetohen nëpërmjet postës elektronike.

Modem           Akronim i derivuar nga bashkimi MODulator-DEModulator. Dispositiv komunikimi që i lejon një kalkulatori të transmetojë nëpërmjet një linje telefonike standart, duke konvertuar sinjalin nga analogjik në dixhital dhe anasjelltas.

Motor kërkimi           Program i arritshëm nëpërmjet rrjetit i cili është në gjëndje të indikojë dhe furnizojë, sipas kërkesës së përdoruesit, informacione të pranishme në Internet.

MP3                 Shkurtim i Mpeg1 Layer 3, format që lejon kompresimin e file-ave zanorë duke mbajtur një cilësi të krahasueshme me atë të një CD audio.

MPEG             Standart kompresimi të pamjeve në lëvizje.

Multimedialitet           Kombinim i tingujve, grafikës, animacionit dhe videos. Për PC-në këta tipe të ndryshme të të dhënave nuk janë veç bit.



N

Nerd                 Në gjuhën rinore amerikane tregon një përson të fiksuar, të pafatë dhe pak jashtë mendjes. Shpesh identifikohet me “maniakun” e kompiuterit.

Network           Sistem elementësh të ndërlidhur për të vendosur një komunikim lokal ose të largët (remot) (me zë, video, të dhëna, etj) dhe për të lehtësuar shkëmbimin e informacioneve midis përdoruesve me interesa të përbashkët. Mund të jetë i thjeshtë, me një kabëll prej pak metrash i shtrirë midis disa kompiuterave, ose kompleks, si qindra mijra kompiutera në të gjithë botën të lidhur me kabllo me fibra optike, linja telefonike dhe satelitë. Nga anglishtja “rrjet”.

Newbie             Përdorues i ri dhe jo ekspert i rrjetit.

Newsgroup     Grupe diskutimesh mbi tema specifike që gjenden në Internet. Për të lexuar mesazhet dhe të marrësh pjesë në diskutimet duhet të jesh i regjistruar në këto newsgroup.



O

Off line             Përshkruam kushtin se kur nuk je i lidhur në Internet (ose më përgjithësisht me një sistem telematik).

On line             Ajo që është lidhur me një sistem telematik. Thuhet edhe për përdoruesit kur përdorin një kompiuter i cili vet është i lidhur.

Paralel             Modalitet transmetimi të të dhënave dhe bit-ve të kontrollit njëkohësisht mbi fije të lidhura paralelisht.



P

Password         Bashkësi karakteresh alfanumerike që, të shoqëruara me një emër përdoruesi (user name), përcaktojnë në mënyrë univoke atë përdorues dhe e vërtetojnë për hyrjën në një seri burimesh. Nga anglishtja “fjalë kalim”.

PCMCIA         Akronim i Personal Computer Memory Card International Association. Shoqatë konstruktorësh dhe furnizuesish e lindur veç me qëllimin për promovimin dhe përhapjen e PC Card. Kjo e fundit është një dispozitiv i heqshëm, e cila ka formën të ngjashme me një kartë krediti, e cila mund të përmabjë memorie të tipeve të ndryshme, një modem, një përshtatës për rrjete lokale ose një hard disk.

Plug in             Program software që mund të integrohet në një aplikim më të madh për t’i dhënë funksione të mëtejshme. Për shembull në browserat mund të futen plug in për të ekzekutuar file (përgjithësisht animacione) që përkundrazi nuk do të mund të njiheshin nga browseri.

Plug 'n' Play     Sistem që i lejon një PC të autokonfigurohet për të njohur dhe për të përdorur menjëherë komponente hardware të lidhur ose ndryshuar përgjatë funksionimit. Është e mundur të lidhësh me kompiuterin një monitor tjetër, një printer apo një modem pa e konfiguruar në sistemin operativ.

POP                 Akronim i Point Of Presence. Pikë hyrje në rrjet për tu lidhur me koston e një telefonate urbane.

POP3               Versioni 3 (ajo e tashme) e standartit Post Office Protocol. Protokoll (shih) për server (shih) në Internet që merr, memorizon dhe transmeton postë elektronike dhe për klient (shih) mbi PC që lidhen me serverin për të shkarkuar dhe të dërguar postë elektronike.

Portal               Web site që ofron një gamë të gjerë shërbimesh: informacion, zbavitje, kërkim në Internet, blerje on-line, e-mail dhe hapsira web personale.

PPP                 Akronim i Point-to-Point Protocol. Protokoll (shih) për transferimin e të dhënave për të kryer lidhje telefonike, për shembull mes një kompiuteri dhe Internetit. PPP-ja ofron, në krahasim me protokolle të ngjashëm, një mbrojtje më të madhe për sa i përket sigurisë dhe ruajtjes së të dhënave përballë një trafiku më të lartë. Nga anglishtja protokoll pikë më pikë.

Protokoll         Bashkësi rregullash standarte që lejojnë transferimin, marrjen dhe njohjen e informacioneve mes makinave.

Provider           Shih ISP



Q

Qafë shisheje Shprehje që tregon limitet e kapacitetit të një sistemi në drejtimin e trafikut të të dhënave në kushte ngarkese të lartë.

Query               Bashkësi instruksionesh për të nxjerrë të dhëna nga një database dhe për prezantimin e vet atyre për përdorim.  



R

RAS                 Akronim i Remote Access Service. Software i Windows që lejon të arrish një hyrje remote në një kompiuter të lidhur në rrjet, dhe nga ai të lidhesh me Internetin, nëpërmjet modemit.        

Rrjet               shih "Network".            

Robot               Në botën e World Wide Web, janë gjëra të kuptuara përgjithësisht si programme që përshkruajnë të gjithë rrjetin në kërkim të informacioneve për t’i indeksuar në një motor kërkimi ose për të gjetur gabime në web-site-et.  

Router             Përgjatë një rrjeti komunikimi, dispozitiv që merr një paketë të dhënash dhe e dërgon në makinën pasuese përgjatë rrugës së dorëzimit. I përkthyeshëm me termin “rrugëzues”.    



S

Serial               Modalitet transmetimi të të dhënave në mënyrë sekuenciale mbi një linjë të vetme transmetimi.

Server             Kompiuteri që përmban informacionin e nevojshëm për përdoruesit e quajtur klient. Komunikimi arrihet me kërkesën e një shërbimi nga ana e klientit dhe realizimin si vijim të detyrës nga ana e serverit.          

SGML             Akronim i Standard Generalized MarkUp Language. Gjuhë e përdorur për përshkrimin e gjuhëve të tjera strukturore të bazuara mbi kode për krijimin e dokumentave. Gjuha HTML, për shembull, përcaktohet (definohet) nëpërmjet SGML.    

Shareware       Software i mbuluar nga copyright, i shpërndarë mbi bazë të një prove para blerjes. Pas një farë periudhe kohe, kush dëshiron të vazhdojë të përdorë programin ftohet të paguajë për të marrë një version përfundimtar të atij programi (jo më “trial” apo “evaluation”).        

SMTP             Akronim i Simple Mail Transfer Protocol. Pjesë e TCP/IP (shih) për dërgim të   mesazheve nga një kalkulator në një tjetër në një rrjet. I përdorur në Internet për të rrugëzuar postën elektronike.          



T

TCP/IP (Protokoll)       Akronim i Transmission Control Protocol/Internet Protocol. Protokoll për komunikimet mes kalkulatorëve. Është bërë standarti i faktit për transmetimin e të dhënave brenda rrjeteve, përfshi Internetin.          

Telnet             Protokoll që lejon të lidhesh dhe të punosh nga një kompiuter remot. Duke u lidhur me një sistem tjetër, përdoruesit mund të kenë hyrje në shërbimet e Internetit që mund të mos jenë të disponueshme në kompiuterin e tyre.        



U

Upload             Të kopjosh dhe/ose të dërgosh një file nga kompiuteri yt në një sistem remot.    

URL                 Akronim i Uniform (ose Universal) Resource Locator. Identifikues universal i burimeve, metodë standart për të komunikuar me një server në rrjet dhe t’i japësh adresa për të arritur një faqe Web ose komanda (ftp).          

User name       Identifikues me të cilin hyn në burimet (përgjithësisht të një rrjeti). Së bashku me passwordin përfaqësojnë kredencialet të një përdoruesi, me bashkimin e të cilave përdoruesi njihet nga sistemi.

USB                 Akronim i Universal Serial Bus. Metodë lidhjeje seriale për të lidhur periferike me një kompiuter. Standarti USB mund të lidhë me PC-në deri në 127 periferike (CD-ROM të jashtëm, printera, modem, mouse dhe tastiera) nëpërmjet një porte të vetme të përbashkët. Kjo është e mundur duke i lidhur gërshet periferiket.            

UserID             Shih user name.            



V

VGA                 Akronim i Video Graphics Adapter. Standart për interface-in video.      

VPN                 Akronim i Virtual Private Network, rrjet privat virtual. Bashkësi nyjesh në një rrjet publik si Internet që shkëmbejnë të dhëna mes tyre duke përdorur një teknologji mbrojtjeje nga përgjime të mundshme nga ana e përdoruesve të pa autorizuar, sikur nyjet të ishin të lidhura nëpërmjet linjave private.  



W

WAP               Akronim i Wireless Application Protocol. Protokoll i konceptimit të ri që lejon hyrjen në Internet nëpërmjet telefonit celular.      

WebTV           Sistem hyrjeje në World Wide Web dhe vizualizimi i faqeve Web në ekran televiziv nëpërmjet set-top box, kit i nevojshëm për të marrë dhe shkëmbyer të dhëna që përmban brënda edhe modem.  

WWW             Akronim i World Wide Web. Rrjet botëror i strukturimit të informacionit dhe i burimeve në modalitetin hipertekstual. Nëpërmjet përdorimit të protokolleve të ndryshëm, dhe përgjithësisht të gjuhës html lejon vizualizimin e pamjeve, filmimeve e zërave. Shërbim i krijuar nga CERN-i i Gjenevës. Kuptimi fjalë për fjalë: “rrjetë merimange botërore”.  

@                     "at" përdoret brenda një adrese poste elektronike për të ndarë emrin nga domain-i.
 
  Today, there have been 7 visitors (10 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free